Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Shumë kriza humanitare janë lënë në harresë derisa vëmendja e botës është përqëndruar në emergjencat sikurse Iraku, Afganistani dhe vatrat tjera të nxehta, vlerëson Kryqi i kuq në raportin e tij vjetor.
Në raport thuhet se gjatë vitit 2002 kanë vdekur 24 mijë e pesë qind njerës në katastrofa natyrore dhe të shkaktuara nga dora e njeriut, që shtrihen prej tërmeteve e deri tek rrëzimi aeroplanëve, duke mos përfshinë luftërat.
Në studimin thuhet se ndihma ndërkombëtare ka shënuar zhvendosje të përgjithëshme në drejtim të ''angazhimeve humanitare të profilit të lartë në konfliktet politikisht strategjike'', të shumtën të ndërlidhura me luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorit.
XS
SM
MD
LG