Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë sot ka votuar për të transformuar Univerzitetin e Tetovës në gjuhën shqipe në instituicion arsimor të finansuar nga shteti.
Agjencia Associated Press thotë se mocioni kaloi në Parlamentin 120 vendesh me 68 vota pro, dhe dy kundër, kurse ligjëvënësit tjerë, përfshirë ata nga VMRO-ja në opozitë, nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.
Deri nga fillimi i mësimit në shtator, paralamenti do të vendosë për shumën e mjeteve finasiare që do t'i përcaktojë univerzitetit, i cili deri tash ishte një qendër arsimimi të cilin qeveria nuk e njihte.
Votimi i sotëm në efekt ka transformuar këte institucion në univerzitet të parë shqiptar në Maqedoni.
''Ky është edhe një kontribut i dalluar që ndihmon për stabilizimin e Maqedonisë'', ka deklaruar deputeti Hisni Shaqiri nga BDI-ja.
XS
SM
MD
LG