Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq njoftoi se me ftesë të administratës amerikane në 24 korrik udhëton në Uashington, ku do të ketë bisedime me sekretarin ametrikan të shtetit, Colin Powell dhe këshilltaren për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice.
Zhivkoviq tha se ka ''plotë tema të hapura'' për të cilat do të bëhet fjalë gjatë takimeve, sikurse bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, integrimi i vendit në insititucionet ndërkombëtare, çështja e Kosovës dhe çështjet e vazhdimit të reformave në Serbi.
''Për të gjitha këto çështje është i rëndësishëm ndikimi i Shteteve të Bashkuara'', ka thënë Zhivkoviq , duke theksuar se qëllimi final është arritja e asaj që e ka quajtur ''partneritet strategjik'' midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara , si një nga prioritetet.
XS
SM
MD
LG