Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se regjimi i liderit irakian Saddam Hussein paraqiste ''kërcënim të rëndë e në rritje'' para se të përmbyset nga forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara.
Fuke folur mbrëmë në konferencë për shtypin në Uashington me kryeministrin britanik, Tony Blair, Bush tha se largimi i Saddamit nga pushteti ishte pjesë integrale e luftimit të terrorizmit.
''Krijimi i një demokrace të fotë dhe stabile në Irak nuk është e lehtë, por ajo është pjesë esenciale e luftës kundër terrorit. Iraku i lirë do të jetë një shembëll për gjithë Lindjen e Mesme, kurse epërsia e lirisë në Lindje të Mesme do të minojë ideologjitë e terrorit dhe urrejtjes. Ajo do të ndihmojë për forcimin e sigurisë së Amerikës dhe Britanisë dhe të shumë vendeve tjera'', ka ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
XS
SM
MD
LG