Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kryeministri Britanik, Tony Blair gjatë fjalimit që kishte mbajtur mbrëmë para Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka thënë se ai është apsolutisht i bindur se lufta në Irak ishte e justifikuar. Blair tha se historia do të falë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për invadimin e Irakut madje edhe nëse del të kenë qenë të gabuara akuzat për armë të zhdukjes në masë.
''Kurrë nuk ka qenë ndonjë kohë tjetër kur fuqia e Amerikës ishte aq e domosdoshme, apo aq e keqkuptuar, ose në sensin më të përgjithshëm, kur mësimet nga historia japin aq pak udhëzime për të sotmen'' ka thënë Tony Blair.
Ai ka theksuar se beteja kundër terrorizmit nuk është luftë kundër civilizimeve, por luftë për liri dhe të drejtat e njeriut.
Kryeministri britanik ka thënë gjithashtu se terrorizmi ndërkombëtar nuk do të mposhtet pa arritjen e paqës midis Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG