Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë tre kandidatë për postin e shefit të UNMIK-ut në Kosovë dhe këta janë portugezi Jose Cutiliero, ambasadori Suedisë në Shtetet e Bashkuara, Rolf Ekeus dhe i deleguari i Norvegjisë në NATO, Kai Eide.
Diplomatë në Bruksel thanë se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropianë me gjasë do të miratojnë këte listë kandidatësh për postin e shefit të UNMIK-ut, por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan është ai që e bën emërimin pas konsultimeve me anëtarët kryesorë të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG