Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Kryeministri britanik Toni Bler thotë se programi bërthamor i Koresë së Veriut paraqet rrezik dhe duhet të shqyrtohet nëpërmjet bisedimeve shumëpalëshe, përfshirë edhe vendet e rajonit.
"Këto gjëra janë të qarta. Së pari, se ekziston rrezik real nga qëndrimi i Koresë së Veriut dhe programit të saj të armatimit bërthamor dhe nuk mendoj se mund të mos i kthejmë sytë nga ky rrezik dhe të shtiremi se nuk ekziston. Së dyti, unë e mirëpres shumë angazhimin frytdhënës të Kinës në përpjekjet e saj për ta zgjidhur këtë çështje. Së treti, nuk kam asnjë dyshim, se siç bisedova para ca ditësh edhe me kryetarin Xhorxh Bush, Amerika nuk do të përfshihet, sipas meje me të drjetë, vetëm në baza të dyanshme".
Bler bëri këtë koment në Tokio, ku gjendet për vizitë zyrtare.
XS
SM
MD
LG