Ndërlidhjet

logo-print

STATUSI I PAPERCAKTUAR PENGON INTEGRIMIN E KOSOVES


Patrik Moore, analist i Radios "Evropa e Lire"

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Moore, kohëve të fundit flitet për mundësinë e transferimit të bazave amerikane nga disa vende evropiane në disa të tjera. Përmenden Polonia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria. Si i komentoni ju këto sinjalizime?

PATRIK MOORE
Është mjaft e qartë me gjithë diskutimet në media muajt e kaluar që politika rreth Irakut lidhet me këtë çështje. Kjo krijoi mundësinë për Shtetet e Bashkuara për të ecur përpara me plane të këtij lloji. Qëndrimet e ndryshme ndaj krizës irakene, kundërshtimi aktiv nga disa vende si Franca dhe Gjermania ndaj politikës amerikane, nuk ishin shkaku i këtij vendimi. Këto plane janë diskutuar më parë për disa arsye. Së pari llojet e krizave me të cilat do të duhet të përballen Shtetet e Bashkuara e ndoshta NATO, nuk janë më brenda linjës tradicionale ndarëse në Evropë, Perëndim – Lindje, por po zhvendosen gjithnjë e më tepër në Lindje, duke shkuar nga Afrika e Veriut, në Pakistan e më tutje në Indonezi. Pra siç shihet vendet larg Evropës Lindore janë më të favorshme nga ana strategjike sesa le të themi Gjermania, dhe për këtë mjafton që të shikojmë hartën gjeografike. Pika e dytë ka të bëjë me strategjitë dhe taktikat. Theksi në ushtrinë amerikane kohët e fundit është në mobilitet dhe teknologji të lartë. Nuk është më në bazat e mëdha tradicionale të vendosura diku, me komunitete të mëdha dhe familje që jetojnë brenda tyre si i kemi patur në Gjermani gjatë Luftës së Ftohtë. Prandaj ne ende flasim për të ruajtur disa nga pajisjet kryesore në Gjermani si p.sh baza ajrore Rain Main, e cila ka qenë mjaft e dobishme, por këtu flasim edhe për diçka tjetër, patjen e pajisjeve më të vogla, le të themi në Bregdetin e Detit të Zi të Rumanisë, që mund të levizin çdo gjashtë muaj dhe të mos dërgohen aty për të qenë stabël për dy vjet me familjet. Theksi do jetë në mobilitet dhe në atë që forcat të mund të zhvendosen me lehtësi nga një vend në tjetrin. Është një koncept i ri ushtarak, dhe më duket krejt e natyrshme që po mendohet për vende të tjera për vendosjen e këtyre bazave.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Moore, Shqipëria gjatë luftës në Irak ishte përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. A dëshmoi ky qëndrim se ajo meriton ndihmë për integrimin në strukturat Euro-Atllantike? Sa kohë i duhet Shqipërisë për të jetësuar integrimin në këto struktura dhe çfarë duhet të bëjë Tirana për të shpejtuar këtë proces?

PATRICK MOORE
Në mënyrë absolute vendimi se sa shpejt do të eci ky proces është në duart e Shqipërisë të paktën sa i përket NATO-s. Mendoj se kemi parë që NATO, edhe pse është një organizatë ushtarake, ndërsa Bashkimi Evropian është kryesisht një organizatë civile, Bashkimi Evropian ka shumë më tepër rregulla, kufizime, të cilat duhet të plotësohen si Aquis Communitaire me 25 000 deri në 30 000 çështje, siç iu paraqit së fundmi Kroacisë, që është një procedurë burokratike tepër e përcaktuar, por uniforme nëpër të cilën kalon Bashkimi Evropian. Nuk është diçka që mund të kalohet lehtë as nga vende si Polonia, Çekia apo Hungaria. NATO ka treguar veten që është shumë më fleksibël në pranimin e anëtarëve të rinj. Prandaj mendoj se nëse Shqipëria do realizojë reformën ushtarake, të bëhet ushtri më moderne dhe më mobile, me një kontroll civil transparent, nëse do t'i realizojë këto çështje, do mund të influencojë seriozisht progresin e saj drejt NATO-s, pa qenë e detyruar që t'u përgjigjet 4000 pyetjeve. Ajo që po thonit në pjesën e parë të pyetjes, për meritën e Shqipërisë për mbështetje, kjo është absolutisht e vërtetë. Ju po i referoheni një artikulli të "Wall Street Journal" nga ish ambasadori dhe ish-kongresmeni David Funderburk, i cili ndër të tjera thekson se Shqipëria është një vend i Evropës Post-komuniste të cilit i është dashur të bëjë një rrugë mjaft e gjatë që nga rënia e komunizmit dhe kjo duhet të mbahet parasysh. Ai gjithashtu citon komentin e kryeministrit Nano që shqiptarët nuk i harrojnë miqtë e tyre, dhe unë shpresoj sidomos në këto kohëra që njerëzit në Uashington gjithashtu nuki do të harrojnë miqtë tanë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Moore, a ka rrezik që për shkak të statusit të padefinuar, Kosova të vonohet në proceset integruese Atllantike? Në fakt si mendoni se mund të zgjidhet çështja e integrimit të Kosovës në këto struktura, pa zgjidhjen e statusit?

PATRIK MOORE
Gjatë këtyre viteve kam dëgjuar shumë, le të themi ide të marra, por kjo duhet të jetë një kategori e veçantë. Mendoj se çdokush që mendon seriozisht se mund të merrni një territor me një status të paqartë dhe t'a integroni në institucione të cilat kërkojnë përgjigjen e 4 000 pyetjeve për aranzhimet ushtarake, atëhere i duhet të rikthehet në universitet dhe të marë leksione për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën

XS
SM
MD
LG