Ndërlidhjet

TIRANË


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, pas dorëheqjes që dha nga qeveria, tha se ai ndan koncepte tërësisht të ndryshme me kryeministrin Fatos Nano, jo vetëm për politikën e jashtme, por edhe mbi shtetin dhe qeverisjen në përgjithësi. Meta akuzoi kryeministrin Fatos Nano se përpiqet të vërë kontroll personal mbi politikën e jashtme të Shqipërisë. Dorëheqje dha edhe ministri për integrime evropiane, Sokol Nako. Nano tha se e pranon me keqardhje dorëheqjen e Nakos.
XS
SM
MD
LG