Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot filloi rekrutimi për armatën e re irakiane që të do të zëvendësojë armatën e anuluar të Sadam Huseinit. Kapiteni amerikan Jim Hickman tha se rekrutimi filloi në Bagdad, në qytetin jugor Basra dhe në Mosul në veri të Irakut. Qindra meshkuj irakianë, shumica syresh ushtarë të qeverisë së përmbysur, mbushin formularët në Bagdad, duke shpresuar që t'i bashkangjiten batalionit prej 1,000 vetave që do t'i nisin stërvitjet muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG