Ndërlidhjet

KABUL


Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga një shpërthim sot në kryeqytetin afgan, Kabul. Shefi i policisë së Kabulit, Basir Salangi tha se shpërthimi ndodhi afër një stacioni të policisë në jug të kryeqytetit, ndërsa dy viktimat ishin kalimtarë. Edhe armata amerikane thotë se tre ushtarë nga armata e koalicionit u plagosën dje gjatë një sulmi me bomba mbi konvojin amerikan në lindje të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG