Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka udhëtuar në Uashington për bisedime me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Shumë irakianë janë ankuar se administrata e Bremerit nuk ka ecur aqë shpejtë sa duhet për vendosjen e shërbimeve bazike dhe sigurisë dhe përshpejtimin e tranzicionit në një qeveri demokratike irakiane.
Forcat e Shteteve të Bashkuara në Iark ballafaqohen me sulme të përditëshme guerrile dhe ka patur protesta të vazhdueshme anti amerikane.
Sot në një pritë në Irakun verior janë vrarë dy ushtarë amerikanë kurse i treti është plagosur.
Në Irakun jugor janë plagosur me armë zjarri edhe tre punojnës humanitarë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG