Ndërlidhjet

LONDËR


Radioja shtetërore britanike konfirmoi se David Kelly- këshilltar i ministrisë së Mbrojtjes, ishte burimi kryesor i saj për storjen në të cilën pretendohej se qeveria kishte stërmadhuar rrezikun nga armët irakiane për zhdukje në masë.
''BBC shfaqë keqardhje të thellë për vdekjen e doktor David Kelly. Kishte shumë spekulime nëse Kelly ishte burimi i raportit të gazetarit Andrew Killigan të emituar në programin tonë në 29 maj. Ne mund të konfirmojmë se doktor Kelly ishte burimi kryesor për raportet e korrspondentëve tanë'', ka deklaruar në Londër drejtori i kësaj radioje, Richrd Sambrook.
Me gjasë vetëvrasja e Kelly-it ka intensifikuar debatet lidhur me përdorimin e informacioneve të zbulimit nga ana e qeverisë për armët irakiane.
XS
SM
MD
LG