Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administratori civil amerikan i Irakut, ka deklaruar se beson që presidenti i dëbuar irakian, Saddam Hussein është gjallë dhe me gjasë fshihet në rajonet ku organizohen shumica e sulmeve kundër trupave të Shteteve të Bashkuara nga ata që i quajti banda të vogla ''vrasësish profesional'', por ka thënë se sulmet nuk paraqesin ''kërcënim strategjik'' për trupat amerikane.
Paul Bremer, i cili ndodhet për vizitë një-javëshe në Uashington, u ka deklaruar mediave amerikane se me gjithë sulmet, është bërë përparim i mirë në Irak, kurse përpjekjet amerikane për vendosjen e kontrollit civil tash ndodhen në ''fazën kritike''.
Në Irak, nga një pritë në veri të vendit sot ishin vrarë dy ushtarë amerikanë dhe plagosur një tjetër.
XS
SM
MD
LG