Ndërlidhjet

KABUL


Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë më se 24 luftëtarë të dyshuar të cilët e kishin sulmuar një konvoj të koalicionit gjatë natës në jug të Afganistanit, afër kufirit me Pakistanin, thanë ushtarakët amerikanë.
Më herët zyrtarët afganë thanë se 60 luftëtarë të dyshuar Talibanë kishin sulmuar një post ushtarak në jug të Afganistanit, para se të arratisen në Pakistan.
Zyrtari afgan, Khalik Kan Achekzai tha se nuk pati viktima në mesin e trupave qeveritare në ate betejë tre-orëshe, por ishin vrarë tre luftëtarë të dyshuar Talibanë dhe pesë të tjerë ishin plagosur .
XS
SM
MD
LG