Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarët e policisë së UNMIK-ut kanë tërhequr vëmedjen për shtimin e incidenteve me shpërthim bombash në lokacione të ndryshme të Kosovës duke filluar që nga 17 korriku, që kanë kulmuar me dy sulmet e mbrëmëshme me granata-njëri kundër gyjkatës së qarkut e tjetri kundër stacionmit policor, por që të gjitha veç dëmeve materiale nuk kanë shkaktuar viktima.
Komisioneri i policisë, Stefen Voeller tha në konferencë për shtypin në Prishtinë se ''pa dashur të vëmë ndonjë lidhje ndërmjet të gjitha incidenteve, çelësi qartësishtë jep indikacione për lidhje midis tyre dhe pa spekuluar shumë, këto mund të jenë të lidhura me aktvendimin e gjykimit kundër grupit të Llapit''.
Ai tha se këto ''kanë për qëllim të ndalojnë policinë dhe drejtësinë për të kryer punën e tyre'', por ka theksuar se ''kjo nuk do t'u lejohet keqbërësve''.
Qeveria e Kosovës me një komunikatë ka dënuar këto sulme duke theksuar se ato dëmtojnë imazhin e Kosovës në planin ndërkombëtar dhe i ka bërë thirrje policisë të kapë keqbërësit dhe t'i sjellë para drejtësisë.
Lidhur me të shtëna në afërsi të shtëpisë së kryeparlamentarit, Nexhat Daci, komisioneri Voeller ka thënë se ''janë thyer xhamat e dritareve'', por ka ngurruar të nxjerrë konkluzione të herëshme ''nëse plumbat ishin shkrepur në ate drejtim''.
Ramush Tahiri, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka mohuar të ketë patur të shtëna e thyerje dritaresh të shtëpisë së kryeparlamentarit, duke thënë se ''Nexhat Daci ka fjetur normalisht në shtëpinë e tij''.
XS
SM
MD
LG