Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nga takimi në Bruksel kanë miratuar një listë me emërat e katër kandidatëve për postin e shefit të UNMIk-ut në Kosovë, të cilin përfundimisht e emëron sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
Në listë ndodhen emërat e kandidatëve nga Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Portugalia.
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë përshëndetur edhe apelin e liderëve të Kosovë drejtuar të gjithë pesonave të çvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë.
Ministat kanë vendosur që të vazhdojnë operacionin paqëruajtës të BE-së në Maqedoni, ''Concordia'' deri në 15 dhjetor. Vendimi është marrë me kërkesën e qeverisë së Maqedonisë.
Në fokusin e bisedimeve të shefave të diplomacisë së BE-së kanë qenë Lindja e Mesme, angazhimet e përtrira për paqë midis Izraelit e palestinezëve, rindërtimi i Irakut dhe programet bërthamore iraniane.
XS
SM
MD
LG