Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush e ka akuzuar Sirinë dhe Iranin se vazhdojnë të strehojnë dhe mbështesin terroristë, duke theksuar se është e ''papranueshme'' që Siria dhe Irani të bëjnë aktivitete të tilla.
Bush nuk ka dhënë hollësi, por ka thënë se shtetet që vazhdojnë të strehojnë terroristë do të mbahen plotësishtë ''përgjegjës'', duke theksuar se lufta kundër terrorizmit vazhdonë. ''Lufta kundër terrorit vazhdonë. Ne do te çojmë ate deri në fitore. Rrjetet globale terroriste janë kërcënim për Amerikën, për Italinë dhe për të gjitha vendet paqëdashëse, por ne po i shpartallojmë dhe shkatërrojmë këto rrjete'', ka thënë presidenti amerikan.
George Bush i ka bërë këto komente duke folur në konferencë të përbashkët për shtypin me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, njëri nga aleatët evropian të Bushit në luftën irakiane, i cili po qëndron si mysafir i tij në Teksas.
XS
SM
MD
LG