Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Coviq, ka deklaruar se disa subjekte ndërkombëtare dëshirojnë të shkëpusin Kosovën nga Serbia, duke ofruar kompensim të madh në investime dhe hyrje më të shpejtë të Serbisë në strukturat euro-atlantike.
Në konferencën për shtyp që e ka mbajtur sot në Beograd Coviq ka thënë se Kosova është duke u paisur me të gjitha atributetet e nevojshme shtetërore dhe se njëkohësisht ka përpjekje që opinioni dhe qeveria serbe të përgatiten për të hequr dorë nga Kosova.
Me këtë rast ai ka paraqitur parimet mbi të cilat Serbia do tentojë të zgjidhë cështjen e Kosovës.
Në këtë kontest ai ka apostrofuar, ndalimin e heqjes dorë nga Kosova, këmbënguljen e fuqishme për respektimin e rezolutës 12-44, mosnjohjen e së drejtës për shkëputje dhe mosndryshim të kufijve.
XS
SM
MD
LG