Ndërlidhjet

P. NUSHI: "FATKEQËSISHT MJEDISET TONA NUK JANË PLOTËSISHT TË SIGURTA"


Pajazit Nushi, kryetar i KMLDNJ-së

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Nushi, cilat janë të drejtat e njeriut në Kosovë? Ka patur ndonjë përmirësim të dukshëm?

PAJAZIT NUSHI
Sa i përket cilësisë dhe shtrirjes së të drejtave të njeriut tani nuk kemi ndryshim të posaçëm sa kemi ndryshim në nivelin dhe strukturën e shkeljes së këtyre të drejtave individuale dhe të drejtave, t'i quajmë pjesërisht kolektive në Kosovë. Këto ndryshime janë të lidhura me disa lëvizje të posaçme edhe politike, po ashtu dhe ekonomike që po ndodhin në Kosovë, meqë e drejta elementare e njeriut është liria e mendimit dhe e fjalës, liria e besimit, por edhe liria nga frika dhe skamja. Pikërisht në këtë hyrje të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut, kemi kohët e fundit një lloj të posaçëm shkeljesh të të drejtave, të cilat kanë karakter relativisht të përgjithshëm për Kosovën. Kur flitet për shkeljen e të drejtave të njeriut për shkak të skamjes, egziston skamje e madhe në Kosovë, e cila është vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare si e një niveli vërtet të thellë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju cekët skamjen me të cilën po ballafaqohen qytetarët. Por një gjë shqetësuese kohët e fundit është siguria e tyre. Konkretisht pas disa shpërthimeve që kanë ndodhur në disa lokalitete në Kosovë.

PAJAZIT NUSHI
Pikërisht mjediset tona në këtë pikëpamje nuk janë plotësisht të sigurt. Për këtë shkak edhe humbja e gadishmërisë së njeriut që të jetojë në një mjedis, i cili është plotësisht i sigurtë dhe nuk ka kurrfarë kërcënimi qoftë jetësor, qoftë kërcënim biologjik, qoftë kërcënim ekologjik, kercënim të dinjitetit të njeriut, ose kërcënim të personalitetit të shëndoshë të tij, ose kërcënim të fytyrës morale të tij, etj. Këto lloj kërcënimesh janë forma të posaçme përmes të cilave manifestohet mingesa e sigurisë së qytetarëve në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Sipas jush zoti Nushi, cilat janë të drejtat e qytetarëve nëpër enklavat serbe?

PAJAZIT NUSHI
Fatkeqësisht enklavat janë krijuar si janë krijuar, të shtyra më tepër prej motiveve politike. Janë krijuar nga ana e një komuniteti të posaçëm me qëllim të ruajtjes së homogjenitetit të plotë nga ana e pikëpamjes kombëtare, më tepër për të mos thënë se kemi vetëm enklava serbe. Në këtë pikëpajme nuk kemi nivel të njëjtë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë pikëpamje kemi disa lloje të posaçme shkeljesh të të drejtave të njeriut të cilat kanë të bëjnë me qarkullim të lirë dhe të sigurtë të qytetarëve në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë duhet të bëjnë institucionet vendore në përmirësimin e të drejtave të njeriut?

PAJAZIT NUSHI
Institucionet vendore janë njëra pjesë e udhëqjes së Kosovës. Institucionet ndërkombëtare tek ne janë institucionet, të cilat ftohen apo thirren ekskluzivisht për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, por që kanë sjellë me vete rregullore dhe zbatimin e tyre në jetën praktike, në esencë shkelen të drejtat e njeriut.

Intervistoi Nadie Ahmeti
XS
SM
MD
LG