Ndërlidhjet

logo-print

GRUMBULLIMI I ARMËVE TË PALIGJSHME FILLON MË 1 NËNTOR, DERISA NUK MERRET NUK MERRET PARASYSH PROPOZIMI I NDËRKOMBËTARËVE


Zërijeta Hajro Jahjaga, Shkup

Procesi për grumbullimin e armëve ilegale do të fillojë më 1 nëntor të këtij viti dhe do të zgjatë 45 ditë, është vendimi që sot ka marrë vizë nga anëtarët e trupit koordinativ për mbledhjen dhe dorëzimin vullnetar të armëve pa leje në vend.
"Normalisht për shkak se edhe konsultimi me ndërkombëtarët tregoi se është një datë , në të cilën mund të fillojë aksioni, besojmë të gjithë se prej kësaj date do të mund t'i kryejmë detyrat," thotë kryetari i trupit koordinues Gëzim Ostreni, duke komentuar vendosjen e datës së fillimit të aksionit për grumbullimin e armëve. Zoti Ostreni më pas nënvizon se ky proces është shumë i rëndësishëm, mbi të gjitha për vetë qytetarët e Maqedonisë:
" Në rradhë të parë fitojnë vetë qytetarët me atë që i heqin armët. E heqin rrezikun nga familjet e tyre, shpëtojnë fëmijët nga rreziku, gratë, të gjithë ata që jetojnë aty, por edhe shpëtojnë ata vetë në rastet e ndonjë neuroze që të mos vrasin fqinjin, ose gruan," tha zoti Ostreni.
Nga ana tjetër anëtari i komisionit në fjalë Tito Petkovski, vlerëson se në vend ka rreth 100 mijë armë pa leje: "Do të ishte për ne sukses, nëse gjatë këtij procesi grumbullohet 1/3 e numrit të përgjithshëm të armëve, për të cilin bëhet fjalë, tha Tito Petkovski, duke nënvizuar se nuk është aspak optimist se ky aksion do të jetë i suksesshëm: "Ashtu siç po fillojnë të gjitha punët rreth fillimit të këtij aksioni, duke filluar nga fakti se në këtë aksion nuk përfshihet partia më e madhe shqiptare në opozitë PDSH-ja, si dhe nga divergjencat mes komunitetit ndërkombëtar dhe stafit qeveritar se cila datë është më e qëlluar për fillimin e aksionit për mbledhjen e armëve, lirisht mund të them se nuk jam optimist aspak që ky aksion do të ketë rezultate," thekson Tito Petkovski.
Nga ana tjetër deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, vlerëson se mospërshirja e PDSH-së në aksionin për mbledhjen e armëve pa leje në Maqedoni, nuk do të ketë asnjë peshë në mos-suksesin eventual të aksionit.
" Në atë drejtim nuk do të doja të paragjykohet dhe të lidhet shumë apo t'i jepet rëndësi e tepruar faktit janë apo nuk janë prezent deputetët e PDSH-së në këtë aksion. Atë nuk e bëjnë deputetët, por popullata, legjislativa dhe e bëjnë ata që janë të angazhuar për t'a realizuar këtë projekt, kështu që nuk mendoj se duhet të ndërlidhen gjërat në këtë formë, apo të paragjykohen në këtë drejtim. Paraprakisht nuk duhet të gjendet fajtori, kushtimisht i thënë, për mossuksesin, kushtimisht të thënë të aksionit për mbledhjen e armëve," vlerëson deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Duhet theksuar se përfaqësuesit ndërkombëtarë edhe sot kanë nënvizuar se në bazë të informacioneve, të cilat i disponojnë, në interes të arritjes së rezultateve në aksionin për grumbullimin e armëve është zgjatja e këtij afati dhe fillimi i procesit të grumbullimit të armëve ilegale në mars të vitit 2004. Faktori ndërkombëtar ka theksuar se e mbështet qeverinë e Maqedonisë në aksionin për mbledhjen e armëve, po sipas tyre paraprakisht duhen krijuar dhe kushtet elementare, siç është krijimi i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore dhe ndjekja e tërë këtij procesi me një fushatë profesionale mediale.




XS
SM
MD
LG