Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në vend kalimin kufitar midis Serbisë dhe Kosovës në Merdare janë dorëzuar eshtrat e 43 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, që ishin nga mesi i më se 800 viktimave që ishin varrosur në varrezat masive në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit.
Shefi i birosë së UNMIK-ut për mjekësi ligjore, Hoze Pablo Barajbar ka thënë se do të bëhen verifikime plotësuese të 43 viktimave të ekshumuara në varrezën masive në Batajnicë.
''Në marrëveshje me Shoqatën e familjarëve të shqiptarëve të zhdukur është vendosur të mos publikohet identiteti i viktimave dhe as vendlindja e tyre në Kosovë derisa të verifikohen plotësishtë të gjitha të dhënat'', ka thënë Barajbar.
XS
SM
MD
LG