Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se vrasja e dy djemëve të Saddamit, Udai dhe Qusai, duhet të bindë irakianët se regjimi i liderit të përmbysur irakian kurrë nuk do të kthehet më.
''Dje në qytetin e Mosulit i erdhi fundi karierës së dy shefave besnik të regjimit. Djemt e Saddam Husseinit ishin përgjegjës për tortura, gjymtime dhe vrasje të panumërta irakianësh. Tash, më shumë se kurrë, irakianët mund ta dijnë se regjimi i dikurshëm ka perënduar dhe kurrë më nuk do të ktehet prapë'', ka thënë presidenti amerikan, duke folur në Shtëpinë e Bardhë.
George Bush tha se një grusht elementesh të mbetura lojalë ndaj qeveris së Saddamit po komplikojnë përpjekjet për stabilizimin e Irakut, duke ndërmarrë sulme kundër forcave të prira nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të tyre, por theksoi se ata do të mposhten.
XS
SM
MD
LG