Ndërlidhjet

BAGDAD


Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë prova publikut se djemtë e Saddam Husseinit, Udai dhe Qusai u vranë dje në një betejë të rreptë katër orëshe në Mosul, ka deklaruar komandanti amerikan në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez.
''Ne besojmë se kemi identifikim pozitiv dhe në fakt janë djemtë e Saddamit, Uday e Qusai. Identifikimi është bërë me mjete të shumfishta. Kishim anëtarë të lartë të ish regjimit që bënë identifikim vizuel të kufomave, kishim katër individë të cilët në mënyrë të pavaruar identifikuan se ishin dy djemtë e Saddam Husseinit'', ka deklaruar gjenerali Sanchez në konferencë për shtypin në Bagdad.
Ai tha se koalicioni ''në kohën e duhur'' do t'i ofrojë prova popullit irakian se Udai e Qusai janë të vdekur.
XS
SM
MD
LG