Ndërlidhjet

DUBAI


Kanali televiziv i Dubait, Al-Arabiya ka transmetuar sot një kasetë për të cilën thotë se është nga ish lideri irakian Saddam Hussein, në të cilën folësi thotë se ''lufta nuk ka përfunduar'' dhe u bën thirrje irakianëve të luftojnë forcat okupuese. ''Kur armiku deklaron se teknikisht beteja në Irak nuk ka përfunduar, kjo është e vërteta e vetme që e kanë thënë ata. Po, vërtet, ajo betejë nuk ka përfunduar. Lufta nuk do të përfundojë në nivel shoqërorë apo në ate ushtarak'', thotë zëri nga shiriti.
Nuk është e qartë nëse zëri është i Saddam Husseinit, por meqë thuhet se është incizuar nga 20 korriku, nuk përmenden Uday e Qusai.
XS
SM
MD
LG