Ndërlidhjet

PRISHTINË/BEOGRAD


Statusi politik i Kosovës mbetet i hapur dhe ''nuk do të përcaktohet në Beograd apo në Prishtinë, thuhet në një deklaratë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
''Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e lë të hapur çështjen e statusit të Kosovës. Vendimin për këte do t'e marrë Këshilli i Sigurimit në kohën e duhur'', thuhet në deklaratën e publikuar pas hapave që merr Beogradi.
Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq ka hartuar një dokument qeveritar, që duhet të miratohet nga parlamenti, i cili parasheh të mbajë Kosovën si pjesë të Serbisë.
Serbia kurrë nuk do të pajtohet për pavarësinë e Kosovës, por do të pranojë autonomi të gjërë për te, ka thënë Nebojsha Çoviq.
XS
SM
MD
LG