Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka publikuar pamje fotografike që tregojnë kufomat e djemve të Saddam Husseinit, Udai e Qusai, duke u përpjekur të japin prova se ata ishin vrarë gjatë një beteje me trupat amerikane në veri të Irakut gjatë kësaj jave.
Fotografitë janë transmetuar nga CNN dhe nga dy rrjete televizive satelitore arabe që shikohen gjërësisht në Irak.
Ndërkaq, në veri të Irakut u vranë tre ushtarë amerikanë kur konvoji i tyre kishte hasur në një pritë afër Mosulit.
Në Uashington, zyrtarët e CIA-s kanë konkluduar se shiriti i emituar së fundit ku zëri i bënte thirrje irakianëve që ti rezistojnë forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara në Irak me gjasë është i Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG