Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me sulmin e mbrëmëshëm me granata që la të vdekur një person dhe pesë të plagosur afër një stacioni policor në lagjet jugore të Mitrovicës të dominuar nga shqiptarë.
''Hetimet preliminare flasin se objekti i policisë nuk ka qenë caku'', ka deklaruar shefi i policisë rajonale, Barry Pollin. Ai ka thënë se cak i sulmit ka qenë një individ që ka shpëtuar i pa lënduar, por ''ai individ nuk ka qenë oficer policie''.
Barry Pollin e ka cilësuar këte sulm si ''akt kriminel,e jo si ''akt terrorist''.
Autoritetet e policisë thonë se nuk i dijnë motivet për ate sulm, por janë ndërmarrë hetime.
XS
SM
MD
LG