Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak u kanë lejuar gazetarëve të pavarur që të shohin kufomat e dy djemëve të vrarë të Saddamm Hussein me qëllim të bindjes së atyre që vazhdojnë të kenë dyshime se bijtë e liderit të dëbuar irakian vërtet janë të vdekur.
Kryeadministratori civil amerikan i Irakut, Paul Bremer ka deklaruar mbrëmë se vdekja e Udait dhe Qusait duhet të ndihmojë forcat amerikane në Irak për të fituar besimin e popullit.
''Rëndësia strategjike e vrasjes dhe vdekjes së tyre është të n'a ndihmojë të bindim popullin irakian se ne jemi atje, kemi çliruar vendin dhe duam t'a bëjmë të sigurtë se Bassistët nuk kanë ardhmëri. Në fakt mendoj se, me kohën, kjo do të ndihmojë për reduktimin e kërcënimit për sigurinë e forcave tona'', ka deklaruar Bremer.
XS
SM
MD
LG