Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush pritet të takojë pasdite kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbas në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar procesin paqësor në Lindje të Mesme.
Me të arritur për vizitë në Uashington, Abbas ka deklaruar mbrëmë se ai ka një listë kërkesash për sendërtim të suksesëshëm të planit për paqë.
''Kur bisedohet lidhur me planin e paqës, ne presim nga Shtetet e Bashkuara të luajnë rolin e vetë dhe t'a bëjë të sigurtë se plani zbatohet '', deklaruar Mahmmoud Abbas.
Pritet që kryeministri palestinez të kërkojë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara që t'i bëjë presion Izraelit për të sendërtuar pjesën e tij të planit për paqë në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG