Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka emëruar shef të ri të UNMIK-ut në Kosovë ish kryeministrin e Finlandës, Hari Holkeri.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit lidhur me zgjedhjen e tij, Annan ka thënë se pretë që Holkeri të jetë në Kosovë brenda një muaji.
''Operacionet dhe aktivitetet tona atje kanë arritur etapën kritike dhe të ketë një njeri në Kosovë me përvojën e tij, kalibrin e tij dhe të gjykuarit e tij do të jetë një pasuri e madhe për këte organizatë dhe për bashkësinë ndërkombëtare'', ka deklaruar Kofi Annan.
Hari Holkeri, i cili veç tjerash ka marrë pjesë në procesin paqësor në Irlandën Veriore, ishte edhe kryetar i Asamblesë së përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000-2001, duke kryesuer me sesionet e saj të mijëvjeçarit.
XS
SM
MD
LG