Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Paqëruajtësit e Shteteve të Bashkuara në Kosovë prej sot do të kenë komandant të ri gjeneral brigade Jerry Beck Jr. , kumtuan Shtetet e Bashkuara.
Në një solemnitet të mbajtur në bazën Bondstil, Beck mori detyrën nga komandanti i deritashëm, gjenerali Daniel Keefe i cili kishte ardhur në Kosovë para nëntë muajsh.
Në solemnitetin e pranim-dorëzimit të detyrës kanë marrë pjesë zëvendës shefi i UNMIK-ut, Charles Brayshow, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, komandanti i KFOR-it, gjenerali italjan, Fabio Mini dhe zyrtarë të tjerë.
''Sejcili prej nesh e kupton rëndësinë e këtij misioni në Kosovë dhe sa është i rëndësishëm për popullin e Kosovës. Kjo njëherit dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës'', ka deklaruar gjeneral brigade, Jerry Beck.
XS
SM
MD
LG