Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez ka deklaruar se Iraku është bërë, siç e ka quajtur, ''magnet terrorist'' për luftëtarë nga vende të ndryshme për të përfituar nga rasti të sulmojnë trupa amerikane.
Sanchez ka thënë mbrëmë në Bagdad se niveli i sulmeve të sofistikuara kundër ushtarëve amerikanë është rritur gjatë 30 ditëve të kaluara.
Ai nuk ka thënë se çfar kombësie janë këta të jashtëm, por tha se nuk ka prova që ndonjë vend t'i sponzorojë ata.
XS
SM
MD
LG