Ndërlidhjet

SHKUP


Suksesi i operacionit të Bashkimit Evropian, "Konkordia", në Maqedoni, do të thotë se nuk ka më nevojë që ky mision të qëndrojë edhe pas 15 dhjetorit, thanë zyrtarë evropianë dhe maqedonas.
Zëvendëskomandanti suprem në Evropë, Reiner Feist, dhe ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Vllado Buckovski, vlerësuan suksesin e misionit të BE-së në këtë vend.
Njëherësh në një deklaratë të përbashkët të BE-së dhe NATO-s thuhet se të dyja organizatat ndajnë të njëjtin vizion për Ballkanin perëndimor, duke vecuar se vendet e rajonit duhet të punojnë shumë për të plotësuar kushtet e anëtarësimit në të dyja organizatat.
XS
SM
MD
LG