Ndërlidhjet

logo-print

TRAFIKU I VAJZAVE NË SHQIPËRI ENDE MBETET NJË PROBLEM SHQETËSUES


Alma Çupi, Tiranë

"Nxorri armën, ma drejtoi në fytyrë duke thënë që do vish me mua. Unë nuk pranova. Më ka qëlluar me grushta. Më tha që kam dhjetë fishekë,një e mbaj për vete dhe nëntë do t'i jap ty". Kjo është Albana, që sapo ka mbushur të 18 vjetët. Ajo vjen nga Mirdita dhe atje është dhunuar nga njëbashkëfshatar i saj, me qëllim për t'a dërguar në Itali. Policia e zonës së Mirditës e arrestoi personin, por gjykata e rrethit e liroi atë pas disa javësh. Albana me të atin e saj prej kohësh janë në Tiranë, duke trokitur dyerve të institucioneve për të kërkuar drejtësi. I ati i Albanës, thotë se haku do të merret sipas zakonit nëse policia nuk ndërhyn për të vënë drejtësinë në vend. "Zoti në qiell, shteti në tokë. Haku i vajzës do merret".
Në Shqipëri trafiku i grave dhe vajzave ende mbetet një problem shqetësues, sidomos për zonat rurale. Zakonisht trafikantët, bëjnë pre të tyre vajzat ezonave rurale, ku policia është e dobët për të vepruar. Sipas statistikave të marra në Ministrinë e Arsimit bëhet e ditur se gati 80 për qind e vajzave në zonat rurale nuk lejohen nga prindërit të mbarojnë shkollën tetëvjeçare dhe e vetmja arsye sipas tyre, është frika që familjet e tyre kanë për t'a lënë vajzën të shkojë dhe të vijë vetëm nga shkolla. Kreshnik Spahiu, drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, në një takim me banorët e qytetit të Durrësit rrëfen tragjedinë e plakut Gjin, i cili kishte tre vajza dhe të treja u bënë pre e një bande trafikantësh. Dy prej vajzave të tij u shitën në Londër dhe Milano. Vajza e tretë mori një letër nga emotra në Itali. Në atë letër ishin të shënuara të gjitha emrat e trafikantëve. Vajza vrapron në dyert e policisë për të denoncuar dhe pas disa vitesh, vajza gjendet e vrarë me sëpata. Rrëfimin Kreshnik Spahiu e vazhdon:
"Plaku endet çdo ditë dyerve të administratës pushtetit dhe drejtësisë, jo për t'i rikthyer vajzën e trafikuar nga Londra, jo për të kuruar vajzën e cila ka zënë shtratin, por për të qetësuar në paqe shpirtin e vajzës së vrarë". Më pas Kreshnik Spahiu tregon se drejtësia shqiptare i shpalli të pafajshëm tutorët që shkatërruan një familje. "Drejtësia shqiptare shpalli të pafajshëm vrasësit e vajzës që guxoi të denonconte tutorët e të motrës. Prej disa javësh plaku Gjin ka trokitur edhe në dyert e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, me premtimin se kurrë nuk do të hiqte dorë nga ndjekja e vrasësve të së bijës. Kjo histori e shkëputur nga çështjet e zyrës për mbrojtjen e qytetarëve, disa ditë më parë simbolizon dy gangrena të mëdha të shoqërisë sonë: korrupsionin dhe trafiqet. Qytetarët ndeshen çdo ditë me abuzimin, dhunën, shkeljen e ligjit, dhunimin e lirive, burokracinë dhe rrushfetin. Ndodh që qytetarët ndihen të riviktimizuar nga krimi fillimisht dhe më pas nga autoritetet," tha zoti Spahiu. Deri më tani referuar statistikave të Ministrisë së Rendit, të arrestuar janë vetëm 5 trafikantë vajzash dhe grash, ndërkohë që numri i vajzave të trafikuara që pas vitit 90’ llogaritet të jetë në 30 mijë.
XS
SM
MD
LG