Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës ministri rus i Mbrojtjes, Nikolai Kormiltsev i ka hedhur poshtë pretendimet se paqëruajtësit rus u larguan nga Kosova pa i pagur faturat për energjinë elektrike në vlerë prej rreth pesqind mijë euro, duke thënë se këto pagesa u takojnë autoriteteve vendore.
''Sipas marrëveshjeve, përgjegjësia për pagesat e energjisë elektrike të shfrytëzuar nga paqëruajtësit, përfshirë edhe ata nga Rusia, u mbetet autoriteteve vendore'', ka thënë gjenerali Kormiltsev.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Simon Haselock ka thënë se ''ata i kanë borxh këto para dhe duhet t'i paguajnë''.
XS
SM
MD
LG