Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte e dënoi sot me burgim të përjetshëm Milomir Stakiqin, serb i Bosnjës, mjek me profesion dhe ish major, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të bëra gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95.
Prokurorët thanë se Stakiq kishte luajtur rol kyç në një ''fushatë të pastrimit etnik'' të drejtuar kundër myslimanëve dhe kroatëve pas muajit maj të 1992-shit.
Gjykata e gjeti fajtor Milomir Stakiqin për krijimin e një rrjeti kampesh ku ishin torturuar, dhunuar e vrarë qindra myslimanë gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG