Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka autorizuar të bëhet pagesa prej 30 milion dollarësh shpërblim për një irakian informata e të cilit çoi në vrasjen e dy djemëve të Saddam Husseinit, Udait dhe Qusait.
Zëdhënësi i Stejtdepartmentit, Richard Boucher ka thënë se kjo është shuma më e madhe e një shpërblimi të paguar ndonjëherë në kuaderin e programit amerikan ''Shpërblim për Drejtësinë''.
Bucher ka ngurruar të identifikojë burimin, duke thënë se politika qeveritare e Shteteve të Bashkuara nuk është të identifikojë publikisht informatorët.

BAGDAD.
Komandantët e ushtrisë amerikane njoftuan për vdekjen edhe të dy ushtaraëve amerikanë në Irak dhe plagosjen e katër të tjerëve,por theksuan se morali i trupave mbetet i lartë.
''Ushtarët tonë janë të përqëndruar, morali i tyre është i lartë e ne vazhdojmë me misionin tonë për sjelljen e sigurisë dhe stabilitetit këtij vendi '', ka thënë komandanti i forcave tokësore amerikane në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez.
XS
SM
MD
LG