Ndërlidhjet

logo-print

GJAKOVË


Në kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës u varrosën eshtërat e 43 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat sebe gjatë luftës në Kosovë dhe ishin varrosur në varreza masive nëpër Serbi, bashkë me shumë të tjerë, për t'i fshehur gjurmët e krimit.
Në varrim kanë marrë pjesë disa mijëra qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Prefekti i Gajkovës, Aqif Shehu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'u bëjë presion të fuqishëm autoriteteve të Beogradit që të ndriçohet fati i disa mijëra njerëzve nga Kosova që konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG