Ndërlidhjet

PEJË


Persona të paidentifikuar kanë vrarë mbrëmë në Pejë me breshëri armësh automatike tre persona, në mesin e të cilëve dy vajza kalimtare dhe plagosur katër të tjerë, njoftojnë zëdhënsit e policisë së UNMIK-ut.
Katër sulmeusit kanë hapur zjarr kundër një veture ku gjendeshin katër persona, njëri prej të cilëve është vrarë, kurse tre të tjerë janë plagosur,bashkë me pronarin e një dyqani që ka punuar aty pranë.
Në vijim kanë interevenuar edhe oficerë të Shërbimit policor të Kosovë dhe kanë shkëmbyr zjarr me sulmuesit, por ata kanë arritur të arratisen mbase në momentin e ngjarjes nuk ka patur as energji elektrike.
Policia ka ndërmarrë hetime, por thotë se motivet e kësaj vrasje nuk dihen.
XS
SM
MD
LG