Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Drejtuesi i industrisë irakiane të naftës, Thamar Ghadhban ka deklaruar se kapacitet prodhuese kanë arritur 1.7 miliona barrela në ditë-që është niveli më i lartë që nga fillimi i luftës së prirë nga Shtetet e Bashkuara pranverën e kaluar.
Ai ka thënë se prodhimi i naftës në veri dhe në jug të Irakut mund të rritet , por çfarëdo rritje do të varet nga infrastruktura energjetike dhe nga pengimi i sabotimeve.
Shitja e naftës irakiane konsiderohet si esenciale në kuadrin e përpjekjeve të koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Irakut.
Kolalicioni shpreson të vilen 3.4 miliardë dollarë këte vit nga shitja e naftës.
XS
SM
MD
LG