Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarët amerikanë në Irak u sulmuan sot përsëri. Zëdhënësi i armatës Marc Ingham konfirmoi se sulmues të panjohur hodhën një mjet të improvizuar shpërthyes në një konvoj ushtarak afër aeroportit të Bagdadit, duke i plagosur dy ushtarë. Por, ai nuk mundi të konfirmojë edhe një sulm mbi shtabin e policisë së Bagdadit, që la pas tre ushtarë dhe një përkthyes të plagosur.

PARIS
















Franca tha sot se dëshiron të shohë një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun, para se të shqyrtojë pjesëmarrjen e saj në rindërtimin e Irakut.
Ministrja franceze e mbrojtjes Michele Alliot-Marie tha sot se Franca së pari ka nevojë të shohë një rezolutë të re për Irakun, sikurse edhe kërkesën specifike nga Shtetet e Bashkuara për ta shqyrtuar ndihmën e Francës ndaj Shteteve të Bashkuara në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG