Ismail Kastrati, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kastrati, këto ditë është bërë privatizimi i gjashtë ndërmarrjeve të para shoqërore. Si kishit për të vlerësuar atë që është bërë deri tani në procesin e privatizimit ?
ISMAIL KASTRATI
Ne si Odë Ekonomike në parim, vazhdimisht kemi kërkuar dhe e kemi përkrahur privatizimin, si parakusht për të dalë nga ajo gjendja e status kuos që ka mbretëruar në pronën shoqërore, në ndërmarrjet shoqërore dhe ndërmarjet publike. Ne nuk mund të paramendojmë realizimin e fazës së tranzicionit, pa bërë transformimin e pronës dhe pa ia afruar atë ekonomisë së tregut. Prandaj ne përkrahim procesin e privatizimit, si proces i cili duhet të krijojë mundësitë që ekonomia të dalë nga gjendja e status kuos, të ketë titullarin e vet, t’i krijohet mundësia për rindërtim, për konkurim në tregjet e hapura dhe gjenerim të punësimit real, punësimit produktiv.
RADIO EVROPA E LIRË
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka dalë publikisht me vërejtje lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve të para. Cili është qëndrimi i Odës Ekonomike?
ISMAIL KASTRATI
Mua po më befason qëndrimi i Sindikatës kur ajo flet kundër rregullave, në hartimin e të cilëve ka marrë pjesë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Bordin e Drejtorëve të AKM. Ndryshe, unë pajtohem pjesërisht me qëndrimin e Sindikatës se 20 % i një çmimi më të ulët, është më pak për punëtorët se sa 20% i një çmimi më të lartë. Mirëpo, nëse në bazë të rregullores egzistuese, tregu është rregullatori kryesor i caktimit të çmimit dhe nëse ajo shitje në bazë të tenderëve bëhet në mënyrë transparente, unë nuk shoh arsye që dikush të ketë vërejtje konkrete lidhur me faktin nëse është shitur lirë apo shtrenjtë. Është me rëndësi që shitja të bëhet në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut, në bazë të ofertës dhe kërkesës dhe të mos ketë ndonjë mekanizëm të manipulimit, të jetë transparente. Të gjitha të tjerat i konsideroj si të padrejta, të pabaza.
RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni kërkesën e Sindikatës që ndërmarjeve, para fillimit të tendereve, t’u përcaktohet çmimi minimal, nën të cilin nuk mund të privatizohen?
ISMAIL KASTRATI
Sindikata këtë luftë duhet t'a kishte bërë brenda përbrenda Bordit të AKM. Kryetari i Sindikatës është anëtar i Bordit. Aty duhet të kishte luftuar për të caktuar që tenderët të shpallen në bazë të vlerësimit paraprak të ndërmarrjeve. Prandaj, unë nuk jam për atë që të ndalemi tani dhe të kërkojmë diçka tjetër, të ndërpresim procesin e privatizimit. Procesi duhet të vazhdojë dhe AKM-ja, zyrat ligjore dhe Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe të ndryshojnë diçka nga dispozitat konkrete. Duhet ta shikojmë situatën pak më gjerë, tme syrin që ndërmarrjet e privatizuara të kenë mundësinë të rindërtohen, të futen në konkurencën e tregut të lirë të rajonit dhe krijohet mundësia për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për një punësim produktiv. Për mua si përfaqësues i biznesit është me rëndësi që ndërmarrjet e privatizuara të rindërtohen përmes investimeve të reja dhe të rigjenerohet punësimi.
RADIO EVROPA E LIRË
Ka kërkesa që privatizimi të bëhet me metodën e spinoff-it special. Sa është e arsyeshme kjo kërkesë ?
ISMAIL KASTRATI
Spinoff-i special është paraparë në politikat operative të AKM-së, por do të aplikohet vetëm për ndërmarrjet, të cilat kanë të punësuar mbi 300 punëtorë, kanë të ardhura relativisht të qëndrueshme dhe të një shifre më të madhe. Ndoshta do të ishte mirë që spinoff-i special të zbatohet edhe për ndërmarrjet e vogla, sepse në një mënyrë, investori i ardhshëm strategjik, gjatë privatizimit të ndërmarrjes, detyrohet të paraqesë një program dhe plan biznesi, ku normalisht do të parashihej e ardhmja e asaj ndërmarrjeje, punësimi i punëtorëve egzistues, por edhe i të tjerëve. Tani për tani rregullorja në fuqi përcakton që ndërmarrjet e vogla të privatizohen përmes spinoff-it normal në bazë të tregut- ofertës dhe kërkesës.
Intervistoi Gëzim Baxhaku