Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë gjatë festës së Ilindenit në Krushevë ka arrestuar 45 vjeçarin Mirko Hristov,i cili ka patur ndërmend të bëjë atentat ndaj presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ka njoftuar televizioni shtetëror i vendit.
Policia ka gjetur te ky lider i ''Lëvizjes Popullore Maqedonase'' të paregjistruar granatë dore dhe pistoletë dhe ka thënë se ''tentativa për atentat ndaj presidentit Trajkovski është penguar para fjalimit të tij''.
Mirko Hristov, i cili është kundër Marrëveshjes së Ohrit, në një intervistë të mëherëshme kishte thënë se ai ''personalisht do t'i jepte fund qeverisjes së Trajkovskit'' dhe u kishte bërë thirrje të gjithë maqedonasve që t'i bashkohen një ''qeverie kalimtare revolucionare''.
XS
SM
MD
LG