Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëvendëskryeadministratori i Kosovës, Charles Brayshaw ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara ku do të takohet me me zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Sipas zëdhënëses së UNMIK-ut, Isabela Karlovitz, Brayshaw do të informojë zyrtarët në Departamentin e Shtetit dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në kuadër të konsultimeve të rregullta që ka ai. Sipas saj për në New York do të udhëtojë edhe kryeadministratori i ri i misionit të UNMIK-ut për Kosovë, Hari Holker, i cili do të takohet me Brayshaw.









PRISHTINË
Ali Sadriu, ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e Kosovës tha sot se ministria të cilën ai drejton ende nuk funksionon si duhet, duke aluduar në mosbartjen e kompetencave nga ndërkombëtarët tek vendorët. “Etapat e transferimit të kompetencave është dashur të ndodhin kaherë, por UNMIK-u pa ndonjë arsyetim ka stagnuar tërë këtë proces”, tha ministri Sadriu pas takimit me shefin e Zyrës Belge në Prishtinë.










SHKODËR










Ish-zëvendëskryeministri shqiptar Ilir Meta tha sot në Shkodër se qeveria "Nano', ka humbur besimin e qytetarëve shkodranë. "Jemi këtu për t'i thënë ndal mosmbajtjes së premtimeve elektorale. Shkodranët nuk ngopen me gënjeshtra,", tha Meta. "Problemet reale që kemi ngritur nuk zgjidhen duke na përjashtuar nga partia, mua juve apo këdo. Nuk mund të përjashtohet Partia Socialiste nga Partia Socialiste", tha Meta.

MONROVIA/LIBERI












Kryetari i Shteteve të Bashkuara George Bush autorizoi hyrjen e një kontigjenti të vogël ushtarak në Liberi. Tre helikopterë ushtarakë amerikanë aterruan sot në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin liberian, Monrovia. Bush tha se ai akoma pret që kryetari liberian Charles Taylor ta braktis vendin e tij para se të dërgohet një forcë më e madhe amerikane atje.
XS
SM
MD
LG