Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyra e komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara, për të drejtat e njeriut thotë se në Serbi e Mal të Zi rregullisht shkilen të drejtat e njeriut të Romëve, kurse pjesëtarët e kësaj pakice nacionale janë ballafaquar me diskriminim në të gjitha shtresat.
Shefja e kësaj Zyre, Laurie Wiseberg, duke u mbështetur në një raport të kësaj organizate të Kombeve të Bashkuara, ka thënë në konferencë për shtypin se autoritetet e Beogradit duhet të miratojnë një numër të madh masash për përmirësimin e pozitës së Romëve në Serbi dhe Mal të Zi.
Wiseberg ka theksuar se qeveria me ligje adekuate duhet të pengojë shpërnguljen e dhunëshme të Romëve.
XS
SM
MD
LG