Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb, Zoran Zhivkoviq ka thënë se gjatë vizitës së tijë ditë më parë në Uashington ai ''kishte ofruar që njësite nga Serbia dhe Mali i Zi të shërbejnë në operacione paqësore me ushtarë amerikanë''.
Por Zhivkoviq ka thënë se ajo ofertë nuk përfshinë operacionin aktual të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak sepse ligjet e Serbisë ndalojnë dërgimin e ushtarëve në çfarëdo misioni që nuk udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara.
Në Beograd, Këshilli suprem i mbrojtjes së Serbisë dhe Malit të Zi ka shkarkuar nga detyra 16 gjeneralë si pjesë e reformave të ndërlidhura me spastrimin e ushtrisë së vendit. Në mesin e të shkarkuarve ndodhet edhe gjenerali Ninosllav Krstiq, ish komandant i forcave të bashkuara serbe të sigurisë në jug të Serbisë.
XS
SM
MD
LG