Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq thotë se bisedimet për statusin final të Kosovës nuk mund të fillojnë derisa të mos zgjidhet problemi i sigurisë në Kosovë.
Në një tryezë të rrumbullakët në temën ''Serbia dhe Mali i Zi-sfidat e sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet'', Çoviq ka thënë se bisedimet duhet filluar pa kushtëzime. Por ai ka shtuar se derisa të mos zgjidhen çështjet e sigurisë ato egzistenciale dhe morale, Beogradi dhe Prishtina janë ''akoma largë që ato bisedime të fillojnë, e ku më të përfundojnë me sukses''.
XS
SM
MD
LG