Ndërlidhjet

MOSKË


Komiteti i nënave të ushtarëve, një grup për të drejtat e njeriut tha sot se gjatë luftës gadi katërvjeçare në Çeçeni kanë vdekur mbi 12 mijë ushtarë rusë, duke përfshirë këtu edhe ushtarët që kanë vdekur nga plagët në rrugë për në spital apo më vonë.
Autoritetet e Rusisë nuk i regjistrojnë zyrtarisht këto vdekje, por thonë se sipas shënimeve zyrtare në Çeçeni janë vrarë rreth 4.500 ushtarë që nga viti 1999.
Ndërkohë njoftohet se gjashtë ushtarë rus janë vrarë kurse gjashtë janë plagosur kur automjeti i tyre është sulmuar në Ingusheti, afër kufirit me Çeçeninë.
XS
SM
MD
LG