Ndërlidhjet

logo-print

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë ''ate që është e domosdoshme për të fituar luftën kundër terrorit'', duke thënë se amerikanët nuk do të harrojnë mësimet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Pas takimit me ekipin e tij për sigurinë nacionale në Kraford, George Bush ka thënë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara në Irak janë pjesëmarrës ''në një pjesë vitale të luftës kundër terrorit''.
Duke shqyrtuar angazhimet për rindërtimin e Irakut, George Bush ka thënë se atje është arritur ''progres i madh dhe Iraku është më i sigurtë'', duke cituar rihapjen e bankave, përmirsimet e infrastrukturës dhe instalimin e demokracisë që të gjitha së bashku i ka cilësuar si ''çvendosje të madhe të një sistemi në ate pjesë të botës''.
XS
SM
MD
LG